Iu bë atentat, kush është aktori
që gënjeu për emrin, kapet autori

Iu bë atentat, kush është aktori<br />që gënjeu për emrin, kapet autori
Arrestohet autori i atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Shkollës “Partizani” në Tiranë. 31-vjeçari Miklar.T është vënë në pranga sepse qëlloi 8 herë ndaj Mishel Prelës, i cili njihet edhe me emrin Mishel Manoku.

Sipas Policisë nga 8 të shtënat vetëm dy prej tyre kanë kapur në bark Mishel Prelën, duke e lënë atë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. 

Miklar Tola duke përdorur një biçikletë ka qëlluar ndaj Mishel Prelës dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ai është arrestuar pak orë më vonë, falë edhe postoblloqeve të shumta që ngriti Policia.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe  Ervin.P i cili  ndihmoi Tolën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë Mishel Prela u dërgua në spital dhe fillimisht ai gënjeu policinë për identitetin, duke dhënë një emër tjetër. Policia i gjeti edhe një kartë identiteti në xhep me emrin Edison Delia, por hetuesit zbuluan se ai quhej Mishel Prela, por njihej edhe me mbiemrin Manoku. 

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës thonë se Mishel Prela është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar me 4 vite burg për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2010 dhe dyshohet se atentati i mbrëmshëm ka lidhje me këtë ngjarje.

Në 24 gusht të 2010-së Mishel Prela qëlloi me thikë Ervin Zallumin. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Prela e qëlloi pas krahëve Zallumin, të cilin e kishte shok në lagje, ndërkohë e qëlloi edhe më pas disa herë në qafë, në bark dhe në shpinë. Në atë kohë Ervin Zallumi arriti të shpëtojë pasi u fut në një makinë të rastit, e cila e çoi në spitalin e Traumës.

Hetuesit dyshojnë se atentati ndaj Mishel Prelës ka lidhje me plagosjen e ndodhur në vitin 2010. Mikel.T, i dyshuar si atentator, ka mohuar se ka qëlluar ndaj Prelës, por Policia thotë se ai është kapur nga disa kamera sigurie.

Edhe Mishel Prela nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë deri më tani, duke thënë se “Nuk e dalloi personin që e qëlloi, pasi ishte errësirë”. Ngjarja ndodhi në orë 21:10 minuta ku Mishel Prela u çua me një makinë të rastit në spital. 

Mishel Manoku përveçse është dënuar me 4 vite e 8 muaj për këtë plagosje, ka patur konflikte edhe me njerkun e tij. Në vitin 2014, kur ka dalë nga burgu, 31-vjeçari ka kërcënuar njerkun.

Ai ka hyrë në shtëpinë ku jetonte nëna dhe njerku i tij, pasi ka dhunuar me grushte i ka marrë televizorin, me arsyen se i kishte borxhe. 31-vjeçari ka shkuar bashkë me një shokun e tij në banesën e njerkut, ka thyer edhe orenditë shtëpiake.

[gallery]23185[/gallery]
Arrestohet autori i dyshuar, Miklar T., 31-vjeç
Zbardhen detaje nga tentativa e vrasjes së ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” dhe arrestohet autori i dyshuar, qe plagosi me armë zjarri aktorin Mishel Manoku, sipas policise, Mishel Prela.

Policia sqaron se ne pranga ka vene shtetasin: Miklar T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

"Zbardhet tentativa e vrasjes së ndodhur në rrugën "4 Dëshmorët".

Më datë 21.07.2017, specialistët për hetimin e krimeve kundër jetës arrestuan shtetasin :

- Miklar T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Miklar tola
(Miklar Tola, autori i dyshuar)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 20.07.2017 rrugën "4 Dëshmorët", dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin M. P., 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga kqyrja dhe veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri, e llojit pistoletë.

U referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit M.T., për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga neni 78/22/25 dhe 279 të Kodit Penal.

Grupit hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje
.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat