Iu bllokua frymëmarrja teksa ushqehej, vdes i burgosuri në Lezhë! Ndërroi jetë në spital

Iu bllokua frymëmarrja teksa ushqehej, vdes i burgosuri në Lezhë! Ndërroi jetë në spital

Foto ilustruese

LEZHË- Një i burgosur ka ndërruar jetë në Lezhë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, i burgosuri Gëzim Beneshi ka qenë duke u ushqyer kur i është bllokuar frymëmarrja.

Stafi i burgut të Lezhës ka njoftuar ndihmën mjekësore, ku sipas njoftimit të burgosurit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe i janë konstatuar shenja jete.

Më pas ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE është marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekësore ‘Mjekim i detyruar ne një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i është bllokuar frymëmarrja.

- Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekësore ‘Mjekim I detyruar ne një institucion mjekësor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2x1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mëngjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekësore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.

- Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.

- Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal I Lezhes per ndarjen nga jeta te shtetasit Gezim Beneshi.

- Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja