Iu dogj televizori pasi i ikën dritat, qytetari bën gjestin e pazakontë para bashkisë së Gramshit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh. Një qytetar ka marrë televizorin e shtëpisë dhe e ka bërë copë-copë para bashkisë së qytetit, pasi iu dogj si pasojë e tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Qytetari i revoltuar ka marrë një sëpatë dhe ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qytetit dhe ka thyer televizorin duke e goditur me forcë.

'Ju që fikni atë panelin e dritave, kush do ti paguaj elektroshtëpiaket tona. Hajde paguajeni, se më janë djegur dy copë nga 600 mijë lekë deri tani.'- dëgjohet të shprehet i revoltuar qytetari.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në qendër të këtij qyteti dhe qytetari që ka bërë gjestin e pazakontë në formë revolte është identifikuar si Dari Tabaku.

1612461437_prishentelevizorin001.jpg

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/02/2021 19:24

    Deshperimi i njeriut aty ku nuk ekziston shteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja