BERAT- Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë dhe kapjes së personave që posedojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike, policia e Beratit ka arrestuar një 26-vjeçar.
Policia pas një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e Sefedin Mehmeta ka gjetur armë zjarri pushkë dhe një sasi kanabis.
I riu banues në Osmënzezë, Berat është arrestuar, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Komento