Policia e Vlorës goditi dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytet dhe në zonat bregdetare.
Blutë arrestuan një 33-vjeçar me precedent penalë në fushën e shitjes së drogës. Atij iu gjet një armë zjarri, krehër arme, 44 fishekë luftarakë, dhe një sasi kokaine e ndarë në doza, të zbuluara këto gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë.
Ndërkohë një 18-vjeçar, me banim në Vlorë, u kap në Dhërmi me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente








