Teksa puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia e Vlorës ka arrestuar 58-vjeçarin, L.Ll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Mazhar, janë gjetur dhe janë sekuestruar 1 kg kanabis.
Mbrëmjen e djeshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, është shpallur në kërkim 21-vjeçari K.Q, pasi në lagjen nr.2 të Sarandës, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e një thike, një celular, në dyqanin e F.D.
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve në pranga është vënë edhe 53-vjeçari E.G, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.