Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Mat ditën e sotme, pasi iu gjetën kanabis në shtëpi dhe një armë pa leje. Policia bën me dije se u gjetën gjithsej 1.1 kilogramë kanabis dhe armë zjarri automatik.
Vetë 33-vjeçari nuk ndodhej në banesë në momentin që Policia shkoi kontroll, ndërsa është shpallu në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.