Itali-Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi i gjetën në makinë 16 kilogramë kokainë.Ngjarja ka ndodhur në zonën Ponte San Giovanni, Peruxhia.
Teksa oficerët po kryenin kontrolle në territor pikasën një automjet i cili po ecte me shpejtësi. Shoferi dukej mjaft nervoz dhe i shqetësuar ndaj kjo bëri që ata të kryenin një kontroll në makinën e tij, shkruan Ansa.
Në fund të bagazhit policia gjetën të fshehura 15 pako me lëndë narkotike kokainë. I riu pa precedentë penalë të mëparshëm akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime shitjeje.
Me urdhër të prokurorit publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.