TIRANË - Një 32-vjeçar në Tiranë u arrestua nga policia për trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan një sasi dozash kanabisi, 1 automjet dhe 1 aparat celular.
Policia ishte informuar se në banesën e këtij 32-vjeçari me iniciale D.D. në rrugën "Bill Klinton" kishte një sasi lëndësh narkotike.
Ata e bënin gati dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.
Nga kontrollet e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.