Togat e zeza të Gjykatës së Vlorës kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Olsi Nexhipin, djalin e biznesmenit të vrarë në Vlorë, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri.
 
Në seancën gjyqësore të mbajtur në këtë gjykatë, prokurori Skënder Dauti dhe gjyqtari Hektor Sinani vendosën që Olsi Nexhipi të qëndrojë në burg, pa afat, pasi sipas kodit penal ai akuzohet për "Armëmbajtje pa leje”.
 
Olsi Nexhipi është djali i Hyqmet Nexhipit i cili u gjet në automjetin e tij i vrarë ndërkohë që policia e Vlorës ende nuk ka zbardhur autorin apo autorët e kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)