TIRANË- Një 61 vjeçar i identifikuar si S.A është arrestuar nga policia në fshatin Kutreq. 

Mësohet se gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 61 vjeçarit u gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.