Iu gjet kanabis në makinën me të cilën po lëvizte, arrestohet i riu nga Durrësi! Mbante drogë dhe në banesë

Iu gjet kanabis në makinën me të cilën po lëvizte, arrestohet i riu nga Durrësi! Mbante drogë dhe në banesë

Lënda narkotike e sekuestruar

DURRËS- Një i ri është arrestuar ditën e sotme pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis në makinën me të cilën po lëvizte.

Në pranga ka rënë 21-vjeçari Rexhino Lame nga fshati Kullë, ndërsa është vënë nën hetim dhe një tjetër person, i cili ishte pasagjer në makinë në momentin kur u ndalua nga policia, F.L, 21-vjeç.

Pasi efektivët gjetën lëndën narkotike të makina e 21-vjeçarit Lame, kryen një kontroll edhe në banesën e tij ku gjetën dhe sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Rey Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi i Kombëtares në formacionin e javës me notën më të lartë

Rey Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi i Kombëtares në formacionin e javës me notën më të lartë