Iu gjet kokainë dhe një pistoletë, arrestohet volejbollisti në Shijak (VIDEO)

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shijak, pasi u kap me kokainë dhe armë zjarri. Në pranga ka rënë Eraldo Vora, volejbollist i cili sezonin e kaluar luajti me Partizanin, ndërsa për këtë vit sportiv nuk janë bërë ende federimet dhe nuk dihet se me cilin ekip do të aktivizohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", me të cilën po qarkullonte ai, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Ndërsa pas kontrolleve në banesën e tij, Policia gjeti rreth 14 gramë kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

Eraldo Vora

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 20/09/2021 11:41

    Duhet te marri denimin e merituar per arme mbajtje pa leje dhe per kokain ti bej 8 vjet brenda qe mos te kujtohet me per arme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës