DURRËS- Saimir Zotkaj, 32-vjeç ka rënë në pranga pasi iu gjet lëndë narkotike në mjetin me të cilin ai po udhëtonte.
Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 92 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento