Një 25-vjeçar në Lazarat i identifikuar si Albion Llakatura është arrestuar pasi iu gjet një automatik në ambientet e një objekti qe kishte në përdorim.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një person mbante armë zjarri, Policia e Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Sopoti", ku gjetën armën e zjarrti dhe arrestuan 25 –vjeçarin.
Materialet procedurale në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".