GJIROKASTËR- Një 22-vjeçar me iniciale E.K, ka rënë në prangat e Policisë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një përforcues grushti (dorezë metalike).
I riu nga Tepelena ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “BMW”, ku dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti armën e ftohtë. Materialet në ngarkim të 22-vjeçari i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".