Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane në Heerlen, pikën kufitare me Holandën pasi u kap me një sasi droge me një vlerë prej 25 mijë eurosh.
Shqiptari u arrestua pak pasi kaloi pikën kufitare me Holandën pranë Heerlen. Në makinën e tij, oficerët gjetën më shumë se 5 kilogramë marjuanë dhe më shumë se 50 gramë kokainë.
Përveç akuzave të trafikut të drogës, mediat holandeze thonë se 36-vjeçari mund të akuzohet dhe për shkelje të paligjshme të kufirit gjerman. Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë para gjykatës.