Iu gjetën 10 doza kokaine në shtëpi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Iu gjetën 10 doza kokaine në shtëpi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

VLORË-  Një 46-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës sepse i gjetën 10 doza kokainë. Report Tv ka mësuar se në pranga ka rënë D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit njoftojnë se sasia e kokainë prej 10 dozash i janë gjetur në banesën e tij në lagjen “Bashkimi".

"Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Bashkimi", gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesës e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë