Iu gjetën 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Iu gjetën 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Fier

FIER- Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se kultivonte lëndë narkotike kanabis sativa. Policia ka gjetur në afërsi të banesës së 41-vjeçarit, në fshatin Varibob, 17 bimë të dyshuara narkotike.

Më pas gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij është sekuestruar 1.7 kg kanabis.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb