Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë

Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë

Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë.

Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit, policia arrestoi 26- vjeçarin shqiptar Eraldo Cekrezi, i njohur ndryshe si Daxter, një artist i lindur në Durrës dhe i cili ishte transferuar në Itali me familjen e tij që kur ishte fëmijë.

Nga kontrolli reperit iu gjetën në makinë 19 doza kokaine dhe dy mijë euro para cash.

Reperi u pikas nga policia duke shitur doza kokaine te një australian. Pas kësaj policia i është vënë pas duke e ndjekur derisa e ka arrestuar.

26-vjeçari është i njohur në shtetin fqinj për muzikën e tij, si dhe pak muaj më parë reperi ka bashkëpunuar me këngëtarin shqiptar Stresi.

 

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?