Një 30-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë pasi në makinën e tij iu gjetën një sasi kokaine dhe 2 pistoleta.

Policia arrestoi 30-vjeçarin me iniciale E.T. në zonën e Ali Demit në kryeqytet.

Pas kontrolleve në makinë gjetën 2 pistoleta në çantën e tij, municion luftarak, 4 doza kokainë dhe një dorezë hekuri.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Armëmbajtja pa leje”.