FRANCË- Një 42-vjeçar nga Shqipëri është arrestuar pranë komunës Gerzat pasi iu gjetën 2.3 kilogramë kokainë në makinën me të cilën po lëvizte.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur kishte qenë nën përgjimin e autoriteteve pas informacioneve se kishte lëndë  narkotike. 42-vjeçari është lënë në paraburgim, deri në pritje të vendimit të gjykatës.