ELBASAN - Një 38-vjeçar është arrestuar pasi në servisin e tij, iu gjetën 25 makina pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës,  arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin Ervin Çerekja.

Gjatë kontrollit në servisin e tij, policia  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë",  dhe "Fshehja e të ardhurave".