Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Fierit.

Nga njoftimi i policisë mësohet se në automjetin e të identifikuarit me inicialet D.R,  banues në fshatin Luar, Roskovec janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.

Për pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Fierit.