ELBASAN - Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap me 40 doza të vogla kokainë.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, policia finalizoi operacionin e koduar "Befasia". Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 51-vjeçarit Oni Plaku u gjetën 40 doza kokainë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar një celular, një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e lëndës narkotike.

Pesha e lëndës narkotike është 39.4 gramë e cila ishte gati për shitje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".