Iu gjetën dhjetëra steka me cigare të kontrabanduara në banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Iu gjetën dhjetëra steka me cigare të kontrabanduara në banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Duhani i sekuestruar

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tregtonte mallra kontrabandë.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë, një rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.

Sekuestrohen steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– S. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.- thuhet në njoftimin e policisë. 

Në përditësim...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun