Policia e Fierit ka parandaluar një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Ndermënas. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit R. S, 53 vjeç u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar si kanabis sativa.

Për këtë arsye policia ka vënë në pranga shtetasin R. S, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij F. S, 21 vjeç. Si rrjedhojë i arrestuari do të përballet në gjykatë me akuzën e 'kultivimit të lëndëve narkotike'.