ELBASAN - Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia ka sekuestruar 162 doza heroinë, 4 doza kokainë dhe 41 doza kanabis.
Në kuadër të operacionit të koduar "Weekend" u arrestuan 3 persona, një 48-vjeçar me iniciale U.P., një 48-vjeçar me iniciale D.P. dhe një 39-vjeçare me iniciale A.K. banues në Elbasan.
"Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike" - njofton policia.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.