Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi në një banesë të vjetër në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 10 kilogramë kanabis.
Policia gjithashtu sekuestroi një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka të dyshuara se përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
“DVP Shkodër/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”.
Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











