Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Belsh, pasi iu gjetën armë e kanabis në banesë. Në pranga ka rënë Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Forcat e Posaçme “Shqiponja” gjetën 4 kallashnikovë, një sasi fishekësh dhe 2 qese kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në oborrin e banesës u gjetën të kultivuar 22 fidanë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.