Shkoi për kontroll tek mjeku i infektuar me COVID, Merkel futet ne karantinë (Masat kundër koronavirusit)

Shkoi për kontroll tek mjeku i infektuar me COVID, Merkel futet ne karantinë (Masat kundër koronavirusit)

Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë shtëpiake, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e  ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. "Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona", bëri të ditur zëdhënësi Seibert. Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton. Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.

Masat e marra nga qeveria gjermane
Gjermania ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të rrethit të ngushtë familjar. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona. "Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit", theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur - deri në minimum. Secili duhet të japë kontributin për lufitimin e Coronës, tha Merkel. "Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve", theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vet ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu "bëhet fjalë për jetë a vdekje", thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur - që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shetitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vet ose me një person dhe ate në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen denime të rënda.

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të denohen me denime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW denimet mund të shkojnë deri në 25.000 Euro./DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 22/03/2020 19:38

    Kush e beson kete. Bota ashte tu lujte filme me popujte.

    Përgjigju
    • Shqip: 22/03/2020 22:51

      Ti nuk ke per ta besuar, derisa te zesh krevatin.

  • Refugjati: 22/03/2020 19:35

    Kryetaret e shteteve nuk I ze coronavirusi edhe Trampin nuk e zuri

    Përgjigju
    • Linda basha: 23/03/2020 07:59

      Ketu nuk baet fjal e vertet spo rrene.Prinderit tan apo gjusherit po vdesin nga kjo semundje.Ti shpetojm ata duke njejtur ne shtepi.Zoti na rujte krejteve

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla