VLORË- Dy persona janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe policia kufitare në Vlorë, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt duke mbetur në det. 

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në brigjet e Vlorës, pranë ishullit të Sazanit. Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se gomonia me emrin STUHIA 1375 , me 2 persona në bord, me shtetësi shqiptare ka, ka pësuar defekt në një motorr dhe është këputur sistemi i drejtimit (timoni).

Kjo ka bërë që dy personat në bord të kërkonin ndihmë, dhe menjëherë pranë tyre ka shkuar roja bregdetare dhe policia kufitare të cilët i kanë shpëtuar, ndërsa kanë nxjerrë mjetin lundrues në breg. 

Personat, ende të paidentifikuar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e lundrimit të tyre me gomone pranë ishullit të Sazanit. 

Nga ana e saj policia ka nisur hetimet pas dyshimeve se mjeti lundrues po përdorej për trafik droge. Për këtë arsye po verifikohet dokumentacioni i mjetit lundrues.

Ora 07:58
Vlorë, shpëtohen 2 persona që po lundronin në det, dyshohet se trafikonin drogë (FOTO)