SHBA- Në një kohë kur shumica mendon se të punosh nga shtëpia është “qejf”, e vërteta është larg kësaj, veçanërisht për prindërit e foshnjave.

Një metereologe në SHBA ka bërë një live nga studioja e saj në shtëpi me vajzën e saj në krah, duke kënaqur shikuesit me pamjen e qetë të vogëlushes.

Përpara se të ishte një profesioniste e mirë, metereogja zgjodhi të ishte një nënë e mirë, por në të njëjtën kohë pa lënë pas detyrat e saj.

“Isha vetëm disa momente përpara se të dilja live dhe vogëlushja ime u zgjua”, tha ajo për mediat.

Videoja e lezetshme është bërë shumë virale në internet.