Një 40-vjeçar, banues në Tiranë, është vënë në pranga të policisë së Gjirokastrës pasi po transportonte disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Artur Gjolena, u kap në vendin e quajtur "Ura e lumit" duke transportuar me automjetin tip "Benz",  6 emigrantë  të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.