Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër, ka dalë nga spitali.

Sipas mediave italiane, raportohet se Berlusconi është mirë nga gjendja shëndetësore. 79- vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër mëngjesin e 14 qershorit, pas një infarkti.

Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffele në Milano, ndërsa rimëkëmbja zgjati disa javë.

Ish-kryeministri italian, kishte mbijetuar një ataku në zemër dhjetë vjet më parë, kur atij iu vendos një stimulues kardiak në SHBA. Pajisja u zëvendësua në fund të vitit të kaluar.


Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)