U njoftuan se udhëtimi drejt Italisë iu anulua, nis protesta në Durrës dhe procedohen penalisht 3 persona, as sot nuk niset tragetet

U njoftuan se udhëtimi drejt Italisë iu anulua, nis protesta në Durrës dhe procedohen penalisht 3 persona, as sot nuk niset tragetet

Porti i Durrësit

DURRËS- Një njoftim nga Autoriteti Portual i Durrësit, se udhëtimet drejt Italisë 2 ditët e fundit do të anulohen për shkak të defekteve ka revoltuar udhëtarët të cilët janë ngritur në protestë.

Tre persona të cilët organizuar protestën e paligjshme, janë proceduar penalisht për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

A. M., 50 vjeç, A. G.,52 vjeç, dhe Xh. D., 52 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë.  

Ndërkohë nga ana tjetër policia e Durrësit, vijon hetimet për pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit.

Edhe gjatë ditës së sotme për shkak të defekteve, pasagjerët që janë rezervuar udhëtimin nuk do të mund të niset drejt Italisë ditën e sotme.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Durrësit:

NJOFTIM PËR PASAGJERËT QË KANË REZERVUAR UDHËTIMIN SOT DREJT ITALISË, DT.26.08.2021

Në kushtet e mungesës së një trageti të linjave GNV dhe Adria Ferries, për shkak të defektit të pësuar në Itali, informojmë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimet drejt Italisë se:

1. Sot NUK do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës, deri në një njoftim të dytë.

2. Ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari do vijojnë me lundrimet normalisht në këto orare:

Trageti “Rigel III”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00

Trageti “AF Marina”, Agjencia Adria Ferries/GNV ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00

Trageti “Rigel II”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23:59

3. Për sa i përket lundrimeve të mbrëmjes me linjat Adria Ferries dhe GNV, oraret reja të nisjes janë si vijon:

Trageti “SAGA”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59

Trageti “AF Claudia”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59

Me qëllim shmangien e radhëve apo mbingarkesës në qarkullim brenda territoritit të Portit, Check-ini për këto dy lundrime do të mundësohet sot duke nisur nga ora 13:00.

Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.

Gjithashtu rikujtojmë udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskavenë ambjentet e Portit dhe në bord të anijeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe @Autoriteti Portual Durrës po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.

Për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh, do të vijojmë të informojmë qytetarët dhe përdoruesit e Portit për çdo përditësim në orët dhe ditët në vijim.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan