Iu refuzua leje qëndrimi në Gjermani, shqiptari i jep fund jetës, hidhet nga ura

Iu refuzua leje qëndrimi në Gjermani, shqiptari i jep fund jetës, hidhet nga ura

Ura ku u hodh shqiptari

Gjermani- Një shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës, pasi autoritetet gjermane vendosën që ai të kthehej në Shqipëri. Berat Jasani, 42 vjeç, u hodh nga ura Almeloer, gjatë natës së të hënës. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Iserlohn.

Pasi iu refuzua leja  e qendrimit në Gjermani, Jasani duhet të kthehej në Shqipëri bashkë me gruan dhe djalin e vogël. Por, ai refuzoi këtë gjë duke u hedhur nga ura.

Historia e shqiptarit Berat Jasani, si u “dorëzua” 42-vjecari

Vajza e madhe e familjes kishte përfunduar shkollën si infermiere, prandaj iu lejua të qëndronte në Gjermani. 

Gruaja e Berat Jasanit, ishte me probleme të shëndetit mendor. Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari kishte lenë një mesazh të fundit për familjen e tij, ku shprehej se ishte i zhgënjyer. Ai bëri çdo gjë që i kërkoi shteti gjerman. Mësoi gjuhën dhe filloi punë. Ish-eprori i tij, e përshkruan si një njeri shumë të përkushtuar, dhe se klientët kanë shprehur mendim pozitiv për të. Të shtunën është organizuar një homazh për shqiptarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 05/09/2018 12:58

    eshte shtetas i kosoves eshte kosovar po mediat gjermane te tereve shqiptar i thone

    Përgjigju
  • Jo ska mundesi: 05/09/2018 11:25

    Jo e pamundur ne kemi ca pseudo intelektual qe thone se po te punosh dhe te jetosh ne perendim behesh pishman per shqiperine e sali Edwin meteo. A thua tja fusin kot se genjehen te shkretit duke pare ne xhiro makina dhe pasuri te fituara me droge prostitucion grabitje etjj,dhe nuk shikojne tmerrin e mentalitetit osmane barbar qe e fundos cdo dite ate toke te bekuar nga zoti por e mallkuar nga njerzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës