Iu rrezikua pushteti, Liz Truss kërkon falje për gabimet e bëra 1 muaj si kryeministre e Britanisë: Politikanët e ndershëm kërkojnë ndjesë

Kryeministrja britanike është shprehur e vendosur që të drejtojë konservatorët  deri në zgjedhjet e ardhshme, si një tjetër përpjekje e saj për të shpëtuar autoritetin në këto ditë të vështira. Në një intervistë për BBC. Trus kërkoi falje për gabimet e bëra prej saj, e në një kohë kur ministri i ri i financave hodhi në kosh shumicën e propozimeve të saj për uljen e taksave me qëllim për të ndikuar në stabilizimin e luhatjeve të tregut.   

Ajo tha se muaji i saj i parë si kryeministre, nuk kishte qenë perfekt, por kishte përmirësuar gabimet e bëra dhe sipas saj do të kishte qenë papërgjegjshmëri nëse nuk do të ndryshonte kurs. Kryeministrja Britanike ripësrëriti synimin e saj për të nxitur rritjen ekonomike, por tashmë ky pikësynim do të dojë më shumë kohë. Tërheqja nga plani i ri i taksave u mirëprit nga investitorët, por agjenda ekonomike e kryeministres Truss mbeti pa mbështetje pak javë pas publikimit të saj. 

Gjatë intervistës Liz Truss pranoi përgjegjësinë e saj se me planin e saj shkoi shumë larg dhe tepër shpejt, dhe për këtë kërkoi falje.  Ajo shtoi se i qëndron mendimit se ulja e taksave sjell rritje ekonomike, por ruajtja e stabilitetit financiar është prioritet për momentin.  

"Unë mendoj se është shenjë e një politikani të ndershëm që thotë: po, kam bërë një gabim. Unë e kam adresuar atë gabim. Dhe tani ne duhet të punojmë për njerëzit".

Në total, 32 miliardë paund nga 45 miliardë paund në uljet e taksave të shpallura në mini-buxhetin e muajit të kaluar janë hequr tani, duke përfshirë planet për të ulur normën bazë të tatimit mbi të ardhurat nga 20 në 19 përqind nga prilli. Ndryshimet e befta nxitën zërat në radhët e konservatorëve se Truss duhej të largohej, pavarësisht se rregullat e partisë parandalojnë një sfidë formale të lidershipit për një vit. Mediat thonë se mund të dorëzohet një letër mosbesimi si një përpjekje për të detyruar drejtuesit e konservatorëve të ndryshojnë rregullin që u lejon deputetëve të anashkalojnë anëtarësinë dhe të zgjedhin vetë një drejtues të ri

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë