Dy 45-vjeçar janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se u kanë vjedhur portofolat qytetarëve afër stacioneve të autobusëve.
Policia ka vënë në pranga A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusave, në zona të ndryshme të Tiranës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur "Kthesa e Kamzës", pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;
Më datë 15.07.2022, në rrugën "Mine Peza", pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente











Shifni se keni plot , kam pas njonin ne lagje mga tropoja ishte nona e vjedhjeve me makina e cfar nuk vidhte plehra assj familje ju vinte policia cdo jav per kete plen mesa me kujtohet mbiemri sylaj e merte komisariati nr 2 shpesh jan ajdut me patent nje kategori e till.
Përgjigju