Iva Aliko:Ja me cilët politikanë 
do doja të shkoja në shtrat

Iva Aliko:Ja me cilët politikanë <br />do doja të shkoja në shtrat<br>
Iva Aliko ka zbuluar emrat e politikanët shqiptarë, me të cilët do dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Iva tha se është telefonuar nga dy politikanë, të cilët i kanë kërkuar takim. Ajo sqaroi se ka pranuar të takohet me njërin vetëm për një gotë verë dhe jo për seks.

E pyetur nga moderatori Arjan Çani se me cilin prej 28 politikanëve që i tregoi foton preferonte të shkonte në shtrat, ajo zgjodhi mes atyre që bëjnë dhe atyre që nuk bëjnë. Iva refuzoi Taulant Ballën, Dashën Pezën dhe Nard Ndokën, ndërsa për ministrin Arben Ahmetaj tha se nuk e njeh, por se ‘bën’ për seks. Në këtë grup me Ahmetajn, Aliko ka futur dhe Arben Ristanin e Flamur Nokën, madje dhe vetë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. 

Këngëtarja dhe modelja ka zgjedhur edhe Ilir Metën si të përshtatshëm për seks, duke refuzuar Eduard Selamin, për shkak se ka simpati për Ilva Taren, bashkëshorten e tij. Ajo zgjodhi edhe Fidel Yllin dhe refuzoi Blendi Klosin, Genc Pollon dhe Astrit Patozin.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen