Ivan Vilibor Sinçiç, kandidati më i ri për postin e presidentit në historinë e  Republikës së Kroacisë, në fushatë zgjedhore hyri me një program tërësisht jokonvencional kundër tre rivalëve. 24 vjeçari Sinçiç u ka bërë thirrje qytetarëve të atyre vendeve që nuk kanë hyrë në BE që mos të mbështesin idenë e hyrjes në Bashkimin Evropian sepse kjo, siç thotë, dobësojë më tej qytetarin e zakonshëm, “njeriun e vogël”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ivan Vilibor Sinçiç ka lindur në Karllovac, është 24 vjeç dhe është kandidat i partisë ‘Muri i Gjallë” në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti. Rivalët e tij janë presidenti aktual i Kroacisë Ivo Josipoviç, kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-anëtari i HDZ-së, Milan Kujunxhiç.

Sinçiç me profesion është inxhinier elektrik, është ende duke studiuar për të fituar gradën më të lartë dhe titullin e magjistrit dhe është i punësuar në një kompani private të dizajnimit. Nëse ai bëhet president, do të ndodhë precedent në sistemin arsimor të Kroacisë në mënyrë që të zgjidhet statusi i tij si president student. Është besimtar, por e konsideron këtë si një gjë personale që nuk dëshiron të përziejë me politikën, duke krijuar kështu ndarje edhe më të madhe.

- Qëllimi: Luftë kundër mafisë dhe oligarkinë politike - 

Me lëvizjen "Muri i Gjallë", në mënyrë aktivë, shpesh herë dhe fizikisht, u rezistonte dëbimeve nga shtëpia e atyre qytetarëve të cilët nuk ishin në gjendje të paguajnë kredite dhe interesin e përllogaritur. "Kjo është një luftë për sovranitetin monetar të këtij vendi që është rrëmbyer në vitin 1994. Rrjedhimisht, me këtë rrëmbim sot kemi një ekonomi të copëtuar, njerëzit që migrojnë, dëbimet, bllokimet e llogarive."

Sinçiç argumenton se privatizimi për të cilin askush nuk flet më është tragjedi e shoqërisë kroate. "Kandidatura ime këtu është për të luftuar mafien, për të dërguar në mënyrë të qartë një mesazh oligarkive politike se fundi i tyre është afër, që të rinjtë dhe brezat e reja nuk duan dhe nuk do të tolerojnë terror dhe plaçkitjet e tyre, që lindur një force e re që do të sjellë ndryshime për qytetarët kroat", ka deklaruar Sinçiç në një intervistë me Anadolu Agency (AA).

Në qëndrimet e tij politike Sinçiç ka kundërshtuar anëtarësimin e Kroacisë në BE. Theksoi se listat e varfra votuese dhe ligjet zgjedhore kanë rezultuar që hyrja në BE në Parlamentin kroat pothuajse njëzëri u mbështet, pa marrë parasysh se një pjesë e madhe e opinionit kroat, siç thotë, ishte kundër këtij opsioni, ndërkohë që opozita nuk ka pasur aspak hapësirë parlamentare. Në iluzion të qytetarëve, thotë Sinçiç, kanë ndihmuar edhe mediat, por nuk kanë thënë se në BE banorët periferikë jetojnë shumë keq, që kriza e ka goditur Spanjën dhe Greqinë, dhe se në fund, parashikon, se do të reflektohet edhe në Gjermani.

Vendeve tjera të rajonit që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian Sinçiç u bën thirrje që mos të mbështesin idenë e hyrjes në BE. "Fillimisht le të zbatojnë një debat të vërtetë lidhur me këtë çështje. Nuk guxojnë të lejojmë që partitë pro-evropiane të dominojnë në debatet publike dhe kryejnë propagandë të njëanshme, siç ishte rasti me Kroacinë. Mesazhi im personal është që mos të mbështesin idenë e hyrjes në BE sepse për shumicën prej tyre kjo nuk është politikë e mirë. Ajo do të dobësojë më tej qytetarin e zakonshëm - njeriun e vogël", thotë Sinçiç.

Ky kandidat presidencial thotë se ai nuk dëshiron të klasifikohet në asnjë kategori të opsioneve politike, thotë se nuk është as majtas as djathtas, as liberal as konservator. "Ne thjesht jemi të rinj, të organizuar dhe të aftë që dëshirojnë drejtësinë, dëshirojnë një jetë dinjitoze në Kroaci dhe kthimin e të rrëmbyerës, jetë pa dëbime, pa llogaritë e bllokuara, dëshirojmë të kemi punë. E shohim se në këtë rrugë na qëndron oligarkia e korruptuar, ndërsa një ndarje e ngjashme është instaluar edhe Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç ndarjës në shtresë të lartë dhe të ulët, egziston dhe ndarja në çështjen kombëtare, fetare dhe rajonale. U bëj thirrje edhe qytetarëve të BeH që mos të bien pre e provokimeve rreth çështjeve sekondare, që të kërkojnë dhe të luftojnë për të drejtat themelore", porositi Sinçiç.

Ai thotë se marrëdhëniet me Brukselin pengojnë Kroacinë në marrëdhëniet me Kinën, Afrikën dhe vendeve të Amerikës së Jugut, dhe se politikanët janë vetëm ekzekutues të vullnetit të BE-së, por jo edhe partnerët. Sinçiç mendon se të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit duhet të zgjidhen përmes dialogut të arsyeshëm dhe rishikim adekuat të së kaluarës për shkak të brezave të ardhshëm.

Ai është i vetëdijshëm për programin e tij jokonvencional dhe për këtë dallon nga kandidatët e tjerë, e konsideron atë një përparësi dhe pret 75 për qind të pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)