Ivanka Trump kundër të atit/ Do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president më 20 janar

Ivanka Trump kundër të atit/ Do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president më 20 janar

Donald Trump dhe Ivanka Trump

SHBA- Sipas burimeve të brendshme nga Shtëpia e bardhë në SHBA, vajza e presidentit në detyrë Donal Trump mendohet se do të jetë e pranishme në inaugurimin e Joe Biden si president më datë 20 janar, me qëllim për të shpëtuar karrierën e saj politike.

"Ivanka Trump është e shqetësuar se karriera e saj premtuese politike është në rrezik dhe ajo po bën gjithçka që mundet për të shpëtuar reputacionin e saj," thotë burimi.

Sic është theksuar edhe nga burimet, Donal Trump me këtë vendim të vajzës së tij për tu paraqitur ditën e inaugurimit të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë nuk është aspak dakord. Ai ka thënë se ky mund të jetë vendimi më i keq që mund të marrë ndonjëherë dhe do ti kushtojë mijëra ndjekës, dhe se familja duhet të qëndrojë e bashkuar në këto situata.

Por Ivanka është e bindur se pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Biden do ti ndikojë në mënyrë pozitive në karrierën e saj.

 Ndërkohë ka edhe burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë mohuar planet e Ivanka Trump për të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si Presidenti i SHBA më 20 Janar.

“Këto zëra”, vijnë ndërkohë që zëvëndëspresidentit në detyrë, Mike Pence po i vendoset ultimatum për të shkarkuar Trump menjëherë duke përdorur amendamentin e 25 të Kushtetutës, pasi ai akuzohet për nxitje të dhunës në protestën e ditës së mërkurë, javën e kaluar. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane