Ivanov: Kush bën shumicën në
Kuvend të formojë qeverinë e re

Ivanov: Kush bën shumicën në<br />Kuvend të formojë qeverinë e re
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka dalë në një konferencë për shtyp, pas takimit me kryetarët e partive politike në Maqedoni, përfshirë shqiptarë dhe maqedonas.
 
Gjatë kësaj të mërkure, Ivanov takoi krerët e partive si Bilall Kasami, Ziadin Sela, Vesel Memedi, Ali Ahmeti, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski.
 
“Unë kam thënë se do e respektoj kushtetutën teksa shumë të tjerë e kanë interpretuar ashtu si kanë dashur, nga kushtetuta është e qartë se presidenti në afat prej 10 ditëve mandatin të ndajë kandidatit partisë që kanë shumicë, mirëpo kushtetuta parasheh vetëm nenin 90, e kam shfrytëzuar të drejtën kushtetutese dhe mandatin i dhashë Nikolla Gruevskit.
 
Vendosa të bëj konsultime me institucionet vendore që të dëgjoj mendimet e tyre për interesat shtetërore që të dalim nga kriza institucionale, e më pas dua të deklaroj se mandat për formimin e partisë apo kandidatit që do më informojë se ka shumicë në parlament, nga ato që do formojnë qeverinë të kenë dy pika kryesore, gjitha opsionet mbesin të hapura por do vendos në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë
”, ka thënë në fjalimin e tij Ivanov para gazetarëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje