Ivanov: “Deklarata e Tiranës” synon
ta kthejë Maqedoninë në ‘Qipro’
Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull, shprehet presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin kombëtar kroat HTV.
Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik.
"Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull" shprehet presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin kombëtar kroat HTV.
“Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që këto 20 për qind të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me deklaratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, deklaroi Ivanovi
Kreu i shtetit refuzon të mandatojë kreun e LSDM Zaev pikërisht për shkak të platformës shqiptare të cilën e konsideron se cënon sovranitetin e vendit. Ai duket i vendosur në qëndrimin e tij pavarisht edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve.
Rasti QiproRepublika e Qipros është shteti i ndodhur në ishullin me të njëjtin emër në Detin Mesdhe, 113 kilometra në jug të Turqisë dhe 120 kilometra në perëndim të bregdetit të Sirisë. 37% i territorit të Republikës së Qipros është pushtuar nga Turqia që nga 1974 .
Vendi ka dy gjuhë zyrtare: greke dhe turke. Qiproja është vend ishullor në skajin verilindor të Detit Mesdhe, më afër Turqisë se Greqisë.
Më parë ka qenë i banuar kryesisht nga grekët por më vonë edhe nga Turqit.
Në vitin 1974, pas një tentimi të juntës ushtarake greke për ta lidhur me Greqinë ndërhyri Turqia me ushtri dhe pushtoi dhe e ndau ishullin në dy pjesë, pjesa Greke, pjesa Turke Qipro më parë ishte republike nga viti 1960 dhe ka qenë koloni Angleze.
Më datë 01.05.2004 pjesa Greke u anëtarësua në BE, përkundër votimit grek kundër bashkimit të ishullit ndërsa Turqit votuan për bashkim.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29