Partia e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski dhe BDI-ja e Ahmetit e kishin arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë dhe platforma e partive shqiptare nuk ka qenë pengesë, por një telefonatë në minutat e fundit, që përmbysi gjithçka.
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov mes tjerash në intervistën për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, zbulon prapaskenat që sollën më pas krizën politike.
“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë.
Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës.
Të jem më preciz, koalicioni ishte dakorduar. Por në momentin e fundit kishte një telefonat dhe koalicioni nuk u bë”, ka thënë Ivanov.
Presidenti Ivanov vazhdon që t’i qëndrojë deklaratës së Platforma e Tiranës shkatërroi Marrëveshjen e Përzhinës dhe thelloi krizën në vend dhe për këtë sipas tij fajtorë janë Edi Rama dhe ndërkombëtarët.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com