Ivanovic: Pavarësia cështje ditësh
Analistët: Ide e parealizueshme

Ivanovic: Pavarësia cështje ditësh<br />Analistët: Ide e parealizueshme
Sipas analistëve të Beogradit, deklarata e Ivanovic për shpalljen e pavarësisë nga ana e serbëve të veriut të Kosovës, e shohin si një manovër taktike. Ata mendojnë se kjo ide nuk mund të realizohet, sikurse nuk mund të realizohet edhe ideja e marrjes së nënshtetësisë ruse nga serbët e Kosovës.

Ivanovic ka thënë se “kjo ide nuk është larg realitetit”.

“Në Kosovë ka shumë serbë që janë duke menduar në këtë drejtim. Unë tani nuk do të hyj në detaje, sidomos kur mendoj se ideja është e keqe. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare ta ndalë presionin mbi serbët e Kosovës, se në të kundërtën shpallja e pavarësisë së Kosovës veriore është çështje ditësh”, ka thënë i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, transmeton Telegrafi.

Analisti Dejan Vuk Stankovic pretendon se është një ide e pazakontë, sepse nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin serbët.

“Nga Serbia apo Kosova? Meqë serbët e Kosovës insistojnë se janë pjesë e Serbisë, atëherë kjo do të thotë shpallja e pavarësisë nga vetvetja. Në anën tjetër, nëse pavarësia shpallet nga Kosova, atëherë dalin se ata po e njohin Kosovën si shtet. Unë nuk besoj se dikush në Beograd është duke menduar në atë drejtim”, ka thënë Stankovic.

Bashkëpunëtori i Institutit të Shkencave Sociale, Nenad Cvetiçanin, e konsideron si taktike deklaratën e Ivanovicit.

“Deklaratën e dha në mënyrë të kujdesshme, duke mos insistuar në pavarësinë e veriut të Kosovës, por duke e vënë në dukje këtë mundësi. Ajo duhet të rrisë hapësirën manovruese të serbëve, që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se serbët e Kosovës nuk përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së lëvizjeve radikale”, tha Cvetiçanin.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së