Izet Haxhia:Berisha s’guxoi të shkonte
në kullën e tij,vrau djemtë e Tropojës

Izet Haxhia:Berisha s’guxoi të shkonte<br />në kullën e tij,vrau djemtë e Tropojës
Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga çadra e opozitës deklaroi këtë të enjte se Rama ka diskriminuar dhe përçmuar veriun e vendit.
 
Por pas kësaj deklarate të Berishës ka reaguar ish-truproja e tij Izet Haxhia.
 
Haxhia thotë se me qindra djem të Tropojës humbën jetën, vetëm për arsye të urrejtjes që kishte Berisha për vendlindjen e tij.
  
“Nqs ka njeri në këtë vend që së paku i takon të heshtë e të mos hapë gojën përsa i përket ndasive e përçarjeve krahinore është "veriori" Berisha. Sepse ai regjim që shtypi me zjarr e hekur me batalionet e brigadat e ndjekjes, të gjithë antikomunistët e veriut, e mori këtë pervers me valixhe druri , që nuk guxonte të shkonte as në pushimet e verës në kullën e tij për shkak të perversitetit të vet dhe i dha strehë, e shkolloi dhe pas këtij shkollimi i dha shanset që të vazhdonte punën e jetën në kryeqytet edhe pse ishte "verior".
 
Shans që shumë veriorë të tjerë as që mund ta ëndërronin. Jo vetëm që i dha këtë shans, por falë aftësive të tij "gojore" e komunikuese, arriti të futej deri në strofullat e kupolës "jugore" komuniste herë si varkëtar e herë në balle të oxhakut.
 
Falë këtyre njohjeve e shërbimeve që u bëri kupolës komuniste, ai ishte i zgjedhuri i tyre në stafetën e ndërrimit të sistemeve dhe emrave të partive që u quajt pluralizëm. Misionin e ngarkuar ai e kreu me sukses të plotë.
 
Bashkë me misionarë të tjerë, grabiti partinë e parë opozitare. Pasi mblodhi rreth vetes të gjithë spiunët e çdo lloji u kujdes t’i jepte damkën kësaj partie si partia e "veriorëve".
 
Ishte kjo një strategji e menduar mirë në skutat e errëta të Beogradit e Athinës. Kjo "damkë" që dhandrri i Serbisë i dha me djallëzi PD, si parti e veriorëve u përdor në skenarin vëllavrasës të 1997 për të përçarë e futur ndasitë krahinore mes shqiptarëve.
 
Vetë armatosja e PD me armët e shtetit dhe ndërsimi i paramilitarëve të armatosur nga Shaba me urdhër të marshallit kundër jugut "komunist" ishte pjesë e strategjisë dhe skenarëve vëllavrasëse, jug -veri.
 
Edhe pse dështoi me turp në atë skenar vëllavrasës të vitit të mbrapshtë 1997, ka pafytyrësinë dhe guximin edhe sot pas 20 vitesh, e na bën kërcënime në emër të veriut. Del e bën kërcënime ky bastard që është skenaristi dhe frymëzuesi i përgjakjes së vendlindjes së vet, Tropojës.
 
Në atë skenar vëllavrasës humbën jetën me qindra djem të Tropojës, vetëm për arsye të urrejtjes që kishte ky bastard për vendlindjen e tij, ngaqë e përzuri me 10 janar 1991 nga mitingu i parë i PD.
 
Nuk e di a e urren "kozmopoliti " Rama veriun apo verioret, edhe po i urren, kujt i rruhet për Ramën apo ata që urrejnë veriun apo jugun, e rëndësishme është që dashuria dhe respekti që kemi ne shqiptarët veriorë dhe jugorë, për vendin tonë në çdo cep të tij, është shumë herë më e madhe se urrejtja që kërkon të mbjellin kukuvajka të tipit Berisha”,
shkruan Haxhia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi