Izet Haxhia: Ja njerëzit e Berishës
që kontrollojnë trafikun e drogës 

Izet Haxhia: Ja njerëzit e Berishës<br />që kontrollojnë trafikun e drogës 
Ish-truproja i Sali Berishës vijon të nxjerrë sekrete komprometuese për Partinë Demokratike dhe Berishën, të cilin Haxhia e quan “Marshalli i Zi”. Izet Haxhia ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, teksa ka pohuar se vëllezërit Mark dhe Arben Frroku kanë qenë pjesë e linjës së trafikut të heroinës së Partisë Demokratike. Sipas pas Haxhisë, fillimisht, drejtuesi i kësaj linje ka qenë Azem Hajdari, por më vonë, sipas tij, linja kaloi në duart e Frrokut. Haxhia mendon se Berisha me Frrokun nuk janë ndarë për parime, por për pazare droge. “Meqë më zuri emrin në çështjen e Frrokut, po ju tregoj një ngjarje që lidhet me këtë deputet të famshëm, që karrierën e filloi si trafikant prostitutash e droge dhe e përfundoi si politikan.

Ka qenë viti 2005 dhe me anë të një mikut tim të vjetër jam takuar me Arben Frrokun në Stamboll. Kërkuan ndihmën time për të marrë rreth 460 mijë euro, që ja kishin dërguar një shqiptari me origjine në Stamboll që dikur ishte furnizuesi me heroinë i linjës së drogës së PD, që drejtohej nga heroi i demokracisë Hajdari dhe Mirush Mati, e kam fjalën për Fazlli Ballkanin... Si duket kjo linje kishte ndërruar duar dhe drejtohej nga Frroku e bashkëpunëtorët e tij”, ka theksuar Izet Haxhia. Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia thekson se i përfshirë në linjën e drogës ishte edhe një shef policie, që më vonë u bë edhe drejto në Ministrinë e Brendshme.

“Pasi u bënë disa tentativa me disa grupe mafiozesh në Stamboll për t’i marrë këto para të pista, të cilat ishin të pasuksesshme, vendosa t’i shkoj vetë në shtëpi këtij trafikanti për t’i marrë paratë e Frrokut, por siç mora vesh po nga Frroku ai ishte ortak në këto para me një shef policie, që më vonë u bë edhe drejtor drejtorie në Ministrinë e Brendshme në sundimin e dytë të marshallit dhe bënte pjesë në grupin Çiftelia. Frroku kërkonte që të paktën t’i ktheheshin paratë e këtij shefi policie që kapnin shifrën 150 mijë euro, sepse ai ndodhej në presion nga ana e këtij shefi. Fazlliu, të cilit i thashë që paratë janë gjysma të mijat, pranoj që t’i kthente, por kërkoi kohë, një muaj kohë, pasi do shiste disa prona që kishte”, thotë Haxhia.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament