Ish-trupoja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka rrëfyer detaje të reja rreth ngjarjes më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar, me protagonist Sali Berishën. Bëhet fjalë për gushtin e shtetit në 14 Shtator të ’98, pas vrasjet së Azem Hajdarit, ku grupe të armatosura morën institucionet me dhunë, por u tërhoqën pas një ultimatumi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haxhia, i cili ka pranuar se ka qenë një ndër zbatuesit e grushtit të shtetit, thotë se ish-presidenti Rexhep Meidani dhe deputeti Kastriot Islami ishin bashkëpunëtorë të Sali Berishës në gushtin e shtetit. Izet Haxhia flet për udhëzimet e Berishës për zbatimin e gushtit të shtetit si dhe për rrëmbimin e tankeve.