Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka konfirmuar dje raportimet e mediave ndërkombëtare, referuar dokumenteve të Interpolit dhe informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA, të cilat implikojnë Berishën në strehimin e elementëve terroristë në Shqipëri, madje flasin edhe për një vizitës të Osama Bin Laden në Tiranë në ‘94, si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite.
Izet Haxhia pohon se kushëriri i Sali Berishës, Haxhi Bardhi, u ka marrë para terroristëve arabë për të qëndruar në Shqipëri. Duke replikuar me Fatos Klosin dhe Idajet Beqirin, Haxhia lakon një emër konkret, pranë Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes, të cilit sipas tij u ka marrë para arabëve në këmbim të strehimit në Shqipëri.
Bëhet fjalë për persona të rrezikshëm dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, sidomos nga amerikanët. “Kishin ndryshuar personazhet, dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi shtetasi Haxhi Bardhi, kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë ti me Klosin.
Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës, ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e Sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB”, ka deklaruar Haxhia. Ai ka ftuar edhe një herë autoritetet shqiptare që të administrojnë dëshmitë e tij, për shumë ngjarje të rënda, sidomos gjatë viteve ’96-’98. “Te cilat struktura? Të Berishës dhe Llallës? Strukturat duhet të drejtohen tek unë sepse unë jam i izoluar këtu ku jetoj e nuk mund të shkoj unë tek ato struktura”, ka pohuar Haxhia. Ndërkaq, Haxhia Bardhi është një biznesmen i vjetër dhe kushëri i Sali Berishës. Emri i tij ka dalë në skenë në disa prej koncesioneve hidrike të dhëna nga qeveria “Berisha”.
Kamioni me eksploziv
Në një reagim të mëparshëm, Haxhia ka deklaruar se në vjeshtën e vitit 1998, është gjendur në kamionin me eksploziv, i cili do të hidhte në erë ambasadën amerikane në Tiranë. “Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier pa dijeninë time”, ka pohuar Haxhia.
Kaseta e vrasjes së Azemit
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, pretendon gjithashtu se ekziston një kasetë me pamjet e vrasjes së Azem Hajdarit. Sipas tij, kjo kasetë do të përmbyste çështjen Hajdari. Haxhia pretendon se një kopje të kasetës e ka pasur edhe Idajet Beqiri, megjithëse Beqiri i ka konsideruar përralla këto pretendime. “Jo vetëm për SHIK-un, pra ti kishe përveç Klosit edhe një kopje të kasetës ku ishin pamjet nga vrasja e Hajdarit. Me këtë kasetë shantazhove Nanon. Dalja e kësaj kasete në skenë, do përmbyste çështjen Hajdari, të cilën po e mbyllnin me nxitim Berisha me Nanon e pajtuar. Në kohën që ti ishe në burg, kanë qenë edhe vëllezërit e mi, dhe atje ne e kemi mësuar që ekziston një kasetë e vrasjes së Hajdarit. Ti e din më mirë si u ka ardhur në vesh vëllezërve të mi kjo informate dhe kush ka qenë burimi”, ka pohuar Haxhia.
Versioni i Fatos Klosit
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka konfirmuar depërtimin e dhe strehimin e terroristëve në Shqipëri si dhe identifikimin dhe dëbimin e tyre, në bashkëpunim me shërbimet franceze dhe amerikane. “Për identifikimin e tyre ne na ndihmuan shërbimet partnere, amerikanët dhe sidomos francezët, pasi ata ishin më të interesuarit, pasi ishin në luftë frontale kundra tyre. Puna jonë ishte se ku mund të ishin fshehur. Meqë pati hyrje të madhe për të ndërtuar xhami, shkolla dhe mes tyre kishin ardhur edhe elementë që kërkoheshin në gjithë botën. Ata nuk kishin asnjë plan për në Shqipëri”, ka pohuar Klosi.
Kërcënimi i Berishës
Sipas një dokumenti të CIA, Sali Berisha kishte kërcënuar në vitin ’94 se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike. “Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet. Disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike. Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”, thuhet në dokument.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO